E premtja e 30 qershorit po afron dhe padyshim qe emocionet shtohen per “Perplasjet e titaneve” ne ringun e Londres. Ashtu siç kemi bere te ditur, ne kete date ne kryeqytetin e Anglise do te ngjiten ne ring kater prej boksiereve me te mire shqiptare e pikerisht Krenar Zeneli, Alban Barmeta, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa.

Sigurisht qe vemendja me e madhe do te jete e perqendruar tek sfida e ketij te fundit ndaj kampionit çek Pavel Sour. Kjo do te jete ndeshja e 10-te ne boksin profesionist per Nelson Hysen.

Shkodrani i suksesshem i ka fituar 9 te parat, madje 7 prej tyre me KO dhe si rrjedhoje tashme do te tentoje edhe te 10-ten per te ecur perpara. Forma e tij sportive duket shume e mire dhe prandaj pritet fitorja e rradhes.

Hysa aktualisht mban vendin e 152-te ne ranglisten boterore ndersa kundershtari i tij renditet i 254-ti. Prandaj nje tjeter fitore e Nelsonit do ta zbriste edhe me shume ne renditje.

Nje forme te tille gezon edhe shkodrani tjeter Arjon Kajoshi i cili po ashtu do te kerkoje fitoren e tij, e cila do te ishte e 8-ta ne po kaq ndeshje. Nje mbeshtetje e madhe per keta boksiere do te jete edhe komuniteti shkodran dhe shqiptar qe jeton e banon ne Angli teksa prej ditesh ata jane organizuar per te qene te pranishem ne keto ndeshje.

Ashtu si gjithmone ne raste te tilla, njerezit me shpirt te madh qe merren me organizimin jane Enkeleid Omi dhe Nderim Grabolli dhe me siguri qe salla sportive do te jete e mbushur me shqiptare mbremjen e se premtes.
Gjergj KOLA