Nuk ka shkuar mirë kthimi i Borussia Dortmund nga Marbella e Spanjës, pasi nëntë lojtarë kanë ndjerë shqetësime shëndetësore. Sipas “Bild”, lojtarët në fjalë kanë pasur shenja të helmimit dhe nga sa bëhet e ditur, shkak është bërë konsumimi i mishit në Marbella. Burki, Weidenfeller, Bartra, Toprak, Schurrle, Pulisic, Larsen, Sahin dhe Reimann kanë ndjerë shqetësime shëndetësore, pasi cilësia e mishit të konsumuar prej tyre nuk ka qenë në parametrat e duhur.

Nëntë futbollistët, gjithsesi nuk kanë pasur komplikacione dhe trajneri i Borussia Dortmund, Stoeger është shprehur optimist se ata do të jenë në fushë për ndeshjen e kampionatit kundër Wolfsburg./visport/