Mesi nuk humbi kohë, teksa ditën e enjte nisi stërvitjen me klubin e PSG-së.
Ndërkohë gjatë seancës së parë, nuk munguan batuat, teksa një video gjatë takimit me talentin 17-vjeçar, Ismael Gharbi, është duke bërë xhiron e internetit.
Ismael është parë në një moment në stërvitje, bashkë me Poçetinon teksa takojnë Mesin.
Ndërkohë që Leo e pyet talentin 17-vjeçar, nëse di spanjisht, djaloshi e surprizon yllin argjentinas duke i thënë: “Nëse ke nevojë për diçka, këtu më ke”. Kjo frazë e tij, shkaktoi të qeshura te Mesi dhe Poçetino.