Drejtuesit e Real Madrid po mendojnë të ndryshojnë stadium për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni në La Liga nëse kampionati do të rifillojë. Lajmi publikohet nga mediat spanjolle.

Ideja e klubit merengues është që skuadra t’i luajë në stadiumin “Alfredo Di Stefano” që ndodhet në qëndrën stërvitore në Valdebebas ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, pikërisht aty ku luan Real Madrid Castilla, meqënëse do të luhen pa tifozë.

Nëse kjo kërkesë e Realit do të pranohet nga liga spanjolle e futbollit atëherë punimet për rinkonstruksionin e stadiumit Santiago Bernabeu do të vijojnë me ritëm të lartë deri në muajin shtator.

Kjo sepse me tifozë pritet të luhet vetëm në fillim të sezonit të ri futbollistik 2020-2021.