Mediat angleze vazhdojnë që të shkruajnë me superlativa sa i përket Armando Brojës. Këtë herë është “Football London” që ka bërë një listë me 7 talentet që do t’i shpëtojnë milionat pronarit të Chelseat, Roman Abramoviç.

Ky i fundit nuk e ka të nevojshme që të investojë në shumë lojtarë për t’i transferuar, pasi trajneri Lampard punon vetëm me të rinjtë e akademisë. E deri tani kanë rezultuar si gjetje, ndërsa ka ende emra të tjerë që mund të futen si pjesë e rëndësishme e Chelseat për të gjithë ndeshjet e jo në rastet e veçanta.

E po e njëjta media ka përfshirë edhe Armando Brojën në listë. Sipas saj ky sulmues do të vlejë në rast rreziku, nëse gjërat nuk shkojnë si duhet me sulmuesit në merkaton e radhës:

“Pozicioni i sulmuesit do të jetë në zhvillim gjatë kësaj vere, me kontratën e Olivier Giroud dhe Michy Batshuayi që ka të ngjarë të shitet. Broja mund të bënte diçka me një rol rezervë nëse transferimet nuk shkojnë vërtet në rrugën e duhur dhe ai ka shënuar mjaft gola në ekipet e të rinjve.

Ka shumë për të pëlqyer në lidhje me lojën e të riut kur bëhet fjalë për të luajtur përpara, ndërsa është fizikisht i fortë dhe i shpejtë. I pëlqen të gjejë hapësira për të shkuar në zonë, por bën edhe punë jo-egoiste”. /Sport Ekspres/