Mbremja e neserme do te jete e veçante per boksierin shkodran Nelson Hysa. Ai do te ngjitet ne ring per te zhvilluar te paren ndeshje te tij ne boksin profesionist. Gjithçka do te ndodhe ne aktivitetin qe do te zhvillohet ne nderim te ish- trajnerit te boksit Skender Kurti te ndare nga jeta kohet e fundit.
Dhe nje nder ndeshjet qe do te zhvillohet ne kete Memorial, eshte edhe ajo e boksierit shkodran me nje boksier nga Bosnja. Behet fjale per Stefan Cajic, kampion ne boksin olimpik, por qe tashme i ka hyre boksit profesionist ku ka zhvilluar dy ndeshje te cilat i ka fituar dhe neser do te jete e treta per te.
Hysa pas shume titujsh kampione te fituar ne boksin amator, pasi ka dale i treti ne Europe per 18 vjeçaret shume vite me pare, tashme mendon se ka ardhur momenti per t’i hyre boksit profesionist. E ka thene vete kete gje ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:
“Ne fakt duke shikuar gjithe keto “kampiona bote”, thashe pse jo ta provoj edhe une kur te pakten kam shijuar vend nderi taman ne Europe e jo si disa kampiona bote qe nuk jane as kampiona Shqiperie.
Kjo eshte nje enderr e lene pak mbas dore per shume kohe, e kushtezuar nga shume ndalesa me e pa deshire, por tashme ka ardhur momenti ta bej realitet”.
I pyetur nese presim fitore qe ne ndeshjen e tij te pare ne boksin profesionist, Nelson Hysa per gazeten tone do te shprehej: “Eshte e veshtire ne nje ndeshje debutuese me kerku direkt fitoren, por me ndihmen e Zotit e me pergatitjen tone shpresoj t’ia dal me sukses”.
Gjergj KOLA