Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENesër fillon 'EURO 2020' – qeni me nofkën “salçiçja psiqike” jep fituesin...

Nesër fillon ‘EURO 2020’ – qeni me nofkën “salçiçja psiqike” jep fituesin e ndeshjes Turqi – Itali

Predikuesi i ndeshjeve të Kupës së Botës 2018, qeni me nofkën “salçiçja psiqike”, është rikthyer në aksion për kampionatin Europian, duke predikuar fituesit e ndeshjeve kyçe, duke zgjedhur ushqimin e tij të preferuar nga ato tradicionalet e kombëtareve.

Ai ka në dispozicion dy tentativa, nëse shkon tek i njëjti ushqim të dyja herët, atëherë ajo skuadër fiton, nëse shkon te ushqimi tjetër në tentativën e dytë, atëherë është një barazim.

Qeni parashikoi një barazim për ndeshjen hapëse mes Italisë dhe Turqisë, duke shkuar një herë te spageti bolonjez e herën tjetër zgjodhi qebapin turk me mish qengji.

Mbetet për t’u parë nëse do t’i dalë për t’u bërë i famshëm si oktapodi Pol.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments