Vllaznia e ka te qarte se si do te luaje dhe ka zgjedhur edhe lojtaret qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare per ndeshjen ndaj Partizanit qe starton ne oren 16.45 ne stadiumin “Air Albania”.

Stafi teknik me shume mundesi do te ndryshoje dicka per kete takim, ndoshta ne vendosje apo ne skeme, por 11-shja e cila do te luaje nga fillimi eshte thuajse e caktuar tashme.

Ndaj Partizanit do te luajne: Zogoviç, Gurishta, Adili, Diagne, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Latifi dhe Djurdjevic.

Me kete 11-she, shkodranet do te kerkojne te marrin fitoren ndaj Partizanit, skuader ndaj te ciles ne fakt “i ka ecur” keto vitet e fundit. Megjithate çdo ndeshje ndryshon nga njera- tjetra dhe si rrjedhoje e tille mund te jete edhe e sotmja.

Vllaznia e ka per detyre te synoje fitoren sepse vetem ne kete menyre mund te mbetet brenda objektivave te saj per te qene ne mes ekipeve qe luftojne per kreun e renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/