Përgatitjet e Vllaznia U19 për ndeshjen me Astanën që do të luhet pasditen e nesërme në “Loro Boriçi” janë mbyllur tashmë dhe ekipi duket gati për këtë sfidë.

Djemtë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani kanë zhvilluar edhe seancën e fundit në fushën “Reshit Rusi” dhe menjëherë pas saj janë grumbulluar në një nga hotelet e qytetit.

Aty do të qëndrojnë deri dy orë para ndeshjes dhe më pas do të marrin rrugën drejt stadiumit ku do të luhet ndeshja.

Kjo gjë është mundësuar nga drejtuesit e klubit, për t’i krijuar të gjithë kushtet ekipit për ta përgatitur siç duhet këtë ndeshje në të cilën kanë ende shpresa për kualifikim.

Në rradhët e të gjithë pjestarëve të tij ka optimizëm dhe tashmë pritet vetëm ta shohim këtë gjë në fushën e lojës nesër në orën 17.00.
© shkodrasport.com