Perballja e neserme ndaj Dinamos konsiderohet shume e rendesishme per Vllaznine. Duhet thene se morali ne kampin shkodran nuk eshte ai i duhuri pas asaj humbje 0-3 ndaj Egnatias, megjithate stafi dhe futbollistet jane munduar te pergatiten si duhet per ndeshjen e rradhes.
Trajneri Osmani nderkohe duket se e ka te qarte ne mendjen e tij formacionin me te cilin do ta nise kete ndeshje nga minuta e pare, ndeshje kjo qe do te startoje ne oren 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Megjithate edhe numri 1 i pankines kuqeblu duket se ka dy dilema per 11-shen. Pikerisht nje per qendren e mbrojtjes dhe tjetren per mesin e fushes, ndersa porta dhe sulmi duket se i kane titullaret, pikerisht Qarrin ne mes katerkendeshit dhe Gruden, Çoben dhe Balajn ne sulm.
Po kush do te luaje ne mbrojtje? Ne te djathte do te luaje si zakonisht Smajli dhe ne te majte Hakaj, ndersa i sigurte per ne qender eshte vetem Juriç. Dilema e trajnerit eshte se kush do te luaje perkrah tij, Stojanoviç apo Pusi?
Edhe ne mesfushe ka nje pikepyetje. Krymi eshte i sigurte qe do te startoje si titullar e po ashtu edhe Boshnjaku. Ndersa me rikuperimin e Alivodes pritet per t’u pare nese do te jete ai titullar nga minuta e pare apo serish Sala.
Nga ana tjeter, Esat Mala do te jete me ekipin por do ta nise nga pankina. Ne rast se do te jete e nevojshme, mund ta ndihmoje ekipin per disa minuta ne pjesen e dyte./SHKODRA-SPORT.COM/