Do te mblidhet neser Keshilli Bashkiak Shkoder per miratimin e buxhetit te ketij institucioni per vitin 2024. Mbledhja do te nise ne oren 15:00 dhe pritet me shume interes edhe nga komuniteti i sportit sepse do te miratohet fondi i tij per vitin qe vjen.

Ne fakt e kemi fjalen per shoqatat sportive dhe jo futbollin sepse ky i fundit tashme eshte privatizuar dhe nuk perfiton me fonde shtetetore. Ajo çka mund te perfitoje futbolli eshte investimi qe Bashkia mund te beje ne infrastrukture.

Po çfare fondesh do akordoje Bashkia Shkoder per shoqatat sportive per vitin 2024? Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive ka mesuar se ne komisionet e Keshillit ka kaluar dhe eshte aprovuar shuma prej 440 milione lekesh te vjetra qe do te shkoje per 14 shoqatat sportive.

Per momentin nuk behet e ditur si do te ndahet ky fond mes shoqatave, por ne ditet ne vijim do te mesohet çdo gje. Njekohesisht eshte planifikuar nje shume prej 65 milione lekesh si shperblime per rezultate te larta te sportisteve dhe trajnereve ne garat kombetare dhe nderkombetare.

Nderkohe shpenzimet per mirembajtjen dhe funksionimin e stadiumit “Loro Boriçi”, te fushes “Reshit Rusi” dhe te pallatit te sportit “Qazim Dervishi” shkojne ne 239.300 milione leke te vjetra dhe qe do te mbulohen nga Bashkia.

Ky institucion po ashtu do te mbeshtese disa aktivitete sportive qe do te zhvillohen vitin e ardhshem ne Shkoder dhe konkretisht: Festivali i Shahut Çesk Jubani (600 mije leke), Kupa “Agim Tafili” ne çiklizem (4.2 milione leke), Memoriali “Vllaznia” ne boks (4 milione leke), Beach Voley (9.77 milione leke), Triathlon (6 milione leke), Beach soccer (9 milione leke), 3×3 Shkodra ne basketboll (14.1 milione leke), Shkodra Indoor Tennis (6 milione leke) e po ashtu edhe Aktivitete rinore sportive (13.57 milione leke).

Nje shperndarje ne fakt disi e pakuptimte megjithate ata qe e kane hartuar kete projekt- buxhet duket se jane bazuar diku por gjithsesi ne pamje te pare shperndarja nuk duket e drejte.

Po ashtu Bashkia ka planifikuar edhe 157.63 milione leke te vjetra per bashkefinancim ne projekte sportive dhe ketu duket se kemi te bejme me projektin qe pritet te nise tek ish- Uzina e Telave ne bashkepunim edhe me Federaten Shqiptare te Futbollit dhe Klubin Vllaznia.

Financimet e Bashkise Shkoder per sportin nuk perfundojne ketu sepse ka programuar edhe nje shume prej rreth 259 milione lekesh te vjetra per pagesat e rrogave dhe te sigurime shoqerore per te gjithe administraten dhe punonjesit e mirembajtjes se terreneve sportive.

Siç shikohet shuma ne total qe Bashkia Shkoder do te shpenzoje per sportin eshte e konsiderueshme por pyetja qe lind eshte se çfare efekti do sjelle ajo per rritjen e cilesise dhe rezultateve sportive sepse gjasat jane qe pakenaqesite e shoqatave te jene serish te medha./SHKODRA-SPORT.COM/