Nesër në Irlandë do të nisin finalet e Kampionatit Europian të 17 vjeçarëve ku do të marrin pjesë 16 ekipet më të mira të kontinentit që e kanë fituar këtë të drejtë pas ndeshjeve kualifikuese në grupe.

Interesant është fakti se pjesmarrës në këtë eveniment të rëndësishëm europian të futbollit të moshave është edhe një shkodran, që madje pretendon të shpallet Kampion Europe.

Bëhet fjalë për portierin Marko Molla i cili siç dihet përfaqëson Italinë dhe do të synojë që me paraqitjet e tij të mira, të varë medaljen e artë në qafën e tij, ndonese gara pritet te jete shume e forte deri ne fund.

16 skuadrat pjesmarrëse janë ndarë në 4 grup dhe Italia është në grupin D bashkë me Spanjën, Gjermaninë dhe Austrinë. Axurrët ndeshjen e parë do ta luajnë të shtunën ndaj Gjermanisë dhe portën e tyre pritet ta mbrojë shkodrani Molla.

Ai edhe në ndeshjet kualifikuese që u zhvilluan muajin e kaluar në Turqi, ka qenë titullar në të tre ndeshjet e luajtura sepse ka fituar besimin e stafit teknik duke bërë kështu që të ulë në stol portierin tjetër Gasperini.
© shkodrasport.com