Vllaznia po ben mire ne fushen e lojes dhe tashme pritet qe ta beje nje gje te tille edhe ne sallen e Keshillit Bashkiak Shkoder gjate dites se neserme.

Kjo sepse pikërisht nesër pasdite pritet të aprovohet nga ana e tij nisja e procedurave të privatizimit të Klubit të Futbollit Vllaznia, gjë që është kërkuar prej kohësh nga të gjithë faktorët dhe që konsiderohet zgjidhja e vetme për një të ardhme më të mirë të këtij klubi dhe të futbollit shkodran.

Kështu nga sa ka bërë të ditur vetë Këshilli Bashkiak Shkodër, të premten më datë 27 nëntor ora 17:00 do të zhvillohet mbledhja e rradhës e tij dhe pika 5 e rendit të ditës është: “P/vendim për dhënien e pëlqimit për shitjen me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a në masën 100 %”.

Nga sa bëhet e ditur edhe vetë ky organ është dakord me një gjë të tillë, pasi ka bërë edhe konsultimet publike me qytetarët shkodranë të cilët padyshim që duan ta shohin sa më mirë skuadrën e tyre të zemrës./SHKODRA-SPORT.COM/