Sfida e neserme Vllaznia- Çelsi, e fundit per ekipin shkodran ne “Loro Boriçi” per kete edicion te “Champions League” duket se ka ngjallur me shume interes se dy te tjerat qe jane luajtur aty, pikerisht sfidat ndaj Realit dhe PSG.
Kjo sepse neser pasdite te pranishem ne kete sfide ndaj londinezeve, pritet te jene nje numer i madh personalitetesh. Drejtues te ekipit te Vllaznise bejne te ditur se kane konfirmuar pjesmarrjen ne kete disa nga personalitetet e jetes politike ne Shkoder dhe jo vetem.
Po ashtu, kane konfirmuar pjesmarrjen edhe disa pjestare te ambasadave te ndryshme te huaja qe jane te vendosura ne Tirane. Nga ana tjeter edhe delegacioni i Çelsit pritet te jete me i madhi ne numer nga ato te meparshmit qe kane mberritur ne Shkoder te Realit dhe PSG.
Nga ana tjeter per here te pare ne kete edicion, te pranishem te stadiumin “Loro Boriçi” do te jene edhe disa nga sponsoret zyrtare te UEFA-s per kete kompeticion. Kjo do te thote se te gjithe keta i kane kushtuar nje rendesi te madhe ndeshjes Vllaznia- Çelsi.
Kjo pritet te shoqerohet me nje interesim te madh edhe te tifozerise shkodrane, e ndihmuar natyrisht edhe nga hyrja falas ne stadium. Sigurisht, duke shpresuar edhe ne kushte te mira atmosferike, ne menyre qe te gjithe sebashku ta shijojne kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/