Manuel Neuer është më shumë se një portier. Kapiteni i Bayern Munich vijon të performojë në nivele të larta, pavarësisht 38 viteve mbi supe.

“Gardiani” gjerman është ndër më të mirët në rolin e tij. Një miks i jashtëzakonshëm midis duarve të arta dhe këmbëve të një mesfushori modern.

Neuer ka aftësi të mrekullueshme mes shtyllave, por edhe si mbrojtës i fundit dhe lojën e saktë me këmbë.

Mario Gomez, ish-shoku i tij te Bayerni dhe në kombëtaren gjermane, e cilëson si një revolucionar. Duke e krahasuar me Lionel Messin.

“Për sa i përket mënyrës se si ka revolucionarizuar futbollin, Neuer është në të njëjtin nivel me Messin. Por ne do ta kuptojmë pas 20 vjetësh”.

Neuer – kampion bote me Gjermaninë në 2014 – ka luajtur me Schalke 04 dhe Bayern Munich, klub ku u transferua në vitin 2011.

Me “Mbrëtërorët” fitoi Kupën e Gjermanisë, ndërkohë që më bavarezët ka ngritur në qiell plot 28 trofe.