Tre humbje në 4 javë, start për t’u harruar te Dinamo e Di Biaxhos, që ditën e sotme u mposht nga Erzeni me rezultatin 2-1, në duelin e zhvilluar në Rrogozhinë. Në lidhje më këtë përballje foli edhe ish-trajneri i bluve, Nevil Dede, i cili aktualisht drejton Elbasanin në Kategorinë e Parë. Dede ndër të tjera deklaroi:

“Dinamo, një skuadër shumë apatike. Në pjesën e parë Erzeni mund të bënte çfarë të donte. Skuadër e zgjatur. Nuk e di përse ishin aq apatikë. Edhe Dinamo ka nevojë për kohë.

Është një skuadër e rindërtuar. Morën një fitore ndaj Kukësit, ku edhe mund të mos i merrnin 3 pikët. Një skuadër me kaq shumë emra brenda, duhet të jetë më konstante dhe e ekuilibruar.

Edhe entuziazmi dhe mbështetësit janë një forcë e madhe për Erzenin. Dinamon mendoj se po e mundon presioni i madh. Nuk po konfiguron veten te katër ekipet e para. Nuk mund të themi se do jetë te 4 skuadrat e para”, u shpreh Nevil Dede në emisionin “Skaner”.