Nderim Nexhipi më në fund po sheh Vllazninë e vëretete, atë që tifozët e shumtë e cilësojë si “djepi i futbollit” në vendin tonë.
Skuadra me lojë të bukur ofensive ka munguar në vitet e kaluara, por është kthyer përsëri tani dhe drejtori sportiv i Kukësit pranon se më në fund po sheh atë për të cilën kishte dëgjuar që kur kishte shkelur për herë të parë në Superiore si futbollist.
“Që kur kam ardhur këtu është folur gjithmonë për Vllaninë si djep i futbollit, por këto vite nuk ka qenë ajo për të cilën është folur. Më bëhet qejfi që këtë vit e kanë filluar mirë, janë konsoliduar.
Ky është viti i parë me donator në klub, të gjithë e dimë që me privatizimin sa më shpejt gjërat marrin rrugën e duhur. Rrugës për titull është shtuar Vllaznia si kandidat. Patjetër, se po e sheh e gjithë Shqipëria se është në vendin e parë dhe kanë konsoliduar shumë ekipin, kanë ekip shumë cilësor dhe normalisht e shohim si kandidat për titullin”, tha ai për “Sport News Plus”.















