Neymar është tashmë në Rio de Janeiro. Sulmuesi brazilian i PSG-së udhëtoi përmes një fluturimi nga Parisi me mjekun brazilian të ekipit kombëtar, Rodrigo Lasmar.

Atje do t’i nënshtrohet një operacioni në “metatarsal”-in e pestë të këmbës së tij të djathtë, – njofton “Globoesporte”.

Stafi mjekësor i kombëtares braziliane tha se Neymar po vuan nga një frakturë, çka nënkupton se koha e rimëkëmbjes do të mund të zgjasë deri në 3 muaj. Pra, ai pothuajse i ka thënë lamtumirë pjesës së mbetur të sezonit me klubin francez.

Operacioni është planifikuar për të shtunën në Belo Horizonte dhe kreun e shërbimeve mjekësore “canarinha”, gjithashtu, shoqërohet me mjekun e klubit parizien, Gerard Saillant.

Kështu, Neymar pritet të kthehet nga lëndimi për Kupën e Botës 2018. Ai është përjashtuar përfundimisht që të luajë kundër Real Madridit në “Parc des Princes”, në ndeshjen e dytë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

Neymar do të qëndrojë rreth 3 muaj larg fushave të blerta pas kryerjes së operacionit. Logjikisht, ai nuk të jetë as në dy miqësoret e Brazilit, kundër Rusisë në Moskë, më 23 mars, dhe kundër Gjermanisë në Berlin, më 27 mars./telesport/