Propozimi për zgjerimin e kapacitetit të “Old Trafford” me 88.000 vende ka shumë mundësi që të braktiset sepse drejtuesit e Manchester United kanë dëshirë të plotësojnë dëshirat e Jose Mourinho në merkaton e verës.

Klubi kishte plane të zgjeronte stadiumin, që aktualisht ka një kapacitet prej 75.000 vendesh, për të përmirësuar atmosferën brenda impiantit.

Teksa propozime për realizimin e këtij projekti po shqyrtohen. Një burim anonim i klubit ka thënë për “Sportsmail” se përparësia e drejtuesve është që t’i sigurojnë fondet e nevojshme trajnerit për të përmirësuar skuadrën e tij.

Portugezi është takuar me zëvendës-presidentin Ed Woodward në lidhje me atmosferën e zbehtë që ekziston në stadium kur luan skuadra, ndërsa tifozët kanë kritikuar strukturën e “Old Trafford”.

Megjithatë, pavarësisht se ka shpenzuar 300 milionë sterlina që nga maji i 2016-ës, kur mori drejtimin e skuadrës, skuadra e Mou ka nevojë akoma për përmirësime.

Lojtarët e tij janë 13 pikë mbrapa Manchester City-it kryesues dhe po mbështetet te veteranët Ashely Young dhe Antonio Valenciea, të dy 32-vjeçarë, për të ngushtuar diferencat.

Mourinho e ka përshkruar “Old Trafford” si një “stadium i qetë: pas fitores 2-0 të marrë kundër Huddersfield Toën muajin e kaluar dhe ai është i vendosur ta zgjidhë këtë problem.

United është këshilluar me disa ekspertë akustik dhe në sezonin 2014-15 ka përfshirë një seksion ku tifozët mund të këndojnë koret e tyre me synimin për të rritur nivelin e zhurmë. Një ndryshim ky që nuk ka patur efektin e dëshiruar. /telesport/