Një nga ata që ka kontribuar shumë si Drejtor i Akademisë së Vllaznisë është Alban Neziri. Ai ka qene i ftuar në emisionin Skaner, teksa ka folur pikërisht për shkodranët.
Pavarësisht fromës së dobët, ai thekson se është për t’u mundur pikërisht ekipi i Brdaric. Gjithçka mbetet në kuadrin e një ngërçi psikologjik, i cili mund të kalojë.
“Jemi përsëri ekipi për t’u mendur sepse jemi në vendin e parë. Është një ngërc psikologjik që shpresoj ta kalojmë sa më shpejt. Është fat që trajner si Brdaric vijnë në Superligë edhe pse është kritikuar së fundmi.
Mua më ngroh fakti se në pjesën e dytë kundër Teutës zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.Një tjetër problem është që fryma e grupit nuk është njësoj.
Për t’ia dalë duhet edhe kjo, sepse ndryshe nuk mbijeton në Superligë. Më 9 mars shjpresojmë të bëhemi me president. Nëse ndodh kjo ju premtoj se Vllaznia do jetë shumë e fortë” – tha ai./newsport/