Rubin Hebaj erdhi nga stoli dhe shënoi golin e fitores 0-1 të Teutës në Laç. Goli i katërt në Superiore për sulmuesin shkodran, i cili preku disa tema në prononcimin për “Gol pas Goli” në Supersport.

“Në kampionat jemi në pozita jo të mira. Duhet të marrim çdo ndeshje me profesionalizëm, të marrim sa më shumë pikë. Nuk është momenti të jemi të qetë.

Golat? Që kur erdha te Teuta kam shënuar 4 gola në kampionat dhe 2 në Kupë. Kur një sulmues shënon vazhdimisht, ai beson më shumë te vetvetja. Çdo vit piqem më shumë, fitohet eksperiencë me kalimin e viteve, e ndjej veten më të fortë.

Rivaliteti në sulm? Nuk dua të merrem me atë pjesë, dua të jem profesionist në stërvitje dhe në ndeshje. Vendos stafi, unë jam i kënaqur për golin dhe tre pikët. Do luftojmë të ndihmojë ekipin dhe të shënoj sa më shumë gola”, deklaroi sulmuesi shkodran i Teutës.