15-vjeçarët e Akademisë së futbollit Vllaznia e kanë mbyllur me fitore ndeshjen e sotme të kampionatit. Përballja e sotme ka qenë e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit kombëtar të Superiores për këtë grupmoshë, përballë Akademisë Shqiponja, ndeshje kjo e luajtur në fushën sportive “Olimpik Park” në Durrës, e cila ka përfunduar me rezultatin 1-5 në favor të skuadrës shkodrane.

Për kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Brikeno Bizi dhe Gjon Kola, golat janë shënuar nga Smakaj dy herë, Pepnikaj, Kthupi dhe Fusha. Kjo është fitorja e 14-të sezonale që Vllaznia U-15 realizon në këtë kampionat, teksa më herët, pikërisht javën e kaluar, mundën edhe Basanian.

Kështu, me 14 fitore, katër barazime dhe vetëm dy humbje, Vllaznia U-15 ka grumbulluar 26, pikë duke u renditur momentalisht në vendin e parë të tabelës së klasifikimit, teksa e ndjek Akademia e Futbollit me 25 pikë në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak.

Megjithatë, përveç vendit të parë në renditje, pozitive për skuadrën kuqeblu është edhe goleverazhi shumë pozitiv, me 48 gola të shënuar dhe vetëm 17 të pësuar.

Megjithatë, përveç rezultateve pozitive që ka arritur në ndeshjet e deritanishme, Vllaznia U-15 spikat edhe për cilësinë e lojërave të zhvilluara, si edhe për elementin me mjaft perspektivë që bën pjesë në këtë ekip, për të cilin trajnerët Brikeno Bizi dhe Gjon Kola flasin me superlativa për të ardhmen e tyre.
Maringlen ZHIVANI