Drejtori teknik i Akademisë Vllaznia Alban Neziri në emisionin “SportZone” në MCN TV, u shpreh se skuadra shkodrane është ndëshkuar nga gabimet e arbitrave në momente delikate. Ai tha se Kupa është një objektiv për kuqeblutë.
Gjithashtu Neziri foli edhe për titullin, për të cilin tha se Vllaznia është larg për shkak të sulmuesve, duke deklaroi se sezonin e kaluar shënuan më shumë.
Neziri zbuloi se Vllaznia ishte shumë afër Bekim Balajt dhe Erald Çinarit në merkaton e janarit, por një marrëveshje nuk u arrit.
“Europa dhe fitimi i Kupës nga Vllaznia, do na kënaqte. Më vjen keq për Vllazninë, që këtë sezon ka pasur një ekip më të mirë, por kemi gabuar në disa ndeshje. Fitimi i Kupës është i rëndësishëm.
Arbitrat gabojnë një momente delikate të Vllaznisë. Nuk u dha një penallti në fund ndaj Egnatias dhe goli i anuluar ndaj Laçit, që nuk ka një arsye pse u anulua.
Nuk e di për këta arbitra, aq dinë dhe aq bëjnë, apo e kanë nga presioni. Kemi 4 lojtarë të nivelit të larët në sulm dhe jemi më dobët se vitin e kaluar. Sulmuesit po na bëjnë që të mos jemi për titullin kampion. Vitin e kaluar kemi shënuar më shumë gola.
Në merkaton e janarit, kemi pritur lojtarë të mirë. Kemi qenë afër Çinarit dhe Balajt. Kemi pasur një ofertë për Aralicën, por nuk e larguam sepse nuk kishim me kë ta zëvendësojmë. Me Balajn ose Çinarin do të ishim më ndryshe dhe pretendentë.”