Vllaznia U21 e ka nisur kampionatin e ri me barazim ndaj Partizanit ne transferte. Por ajo qe duhet veçuar eshte se kuqeblute nga disavantazhi 0-2 ne fund te pjeses se pare, e kane mbyllur takimin ne shifrat 2-2.

Trajneri Plori e nisi ndeshjen me kete formacion: Shkoza, Xhilaj, Paloka, Shimaj, Pusi, Mujaxhi, Bushaj, Bizi, Dulaj, Osmani, Musaraj.

Te kuqte kane kaluar ne avantazh ne minuten e 14-te me ane te futbollistit Çarçani ndersa 10 mnuta me vone do te fitonin edhe nje 11-metersh qe u kthye ne gol nga Hodo dhe ne kete menyre pjesa e pare eshte mbyllur 2-0 ne favorin e tyre.

Nje gje e tille ka vene ne levizje ekipin shkodran qe ka reaguar ne pjesen e dyte, fale edhe zevendesimeve te bera nga ana e trajnerit. Aktivizimi i Pjeshkes, Delajt dhe Maliqit, i ka dhene tjeter ritem lojes dhe si rrjedhoje kane ardhur edhe golat.

Fillimisht ka qene mbrojtesi Gledian Pusi qe ka ngushtuar shifrat ne minuten e 60-te ndersa tete minuta me vone do te barazonte futbollisti Paulo Pjeshka. Ky i fundit ne fakt do te ndeshkohej edhe dy here me kartonin e verdhe dhe si rrjedhoje ne minuten e 88-te e ka lene ekipin me nje futbollist me pak.

Gjate pjeses se dyte jane aktivizuar nderkohe edhe Peku e Aliu. Ne kete menyre, e gjithe ndeshja do te mbyllej ne shifrat e barabarta 2-2 duke treguar se kampionati i sivjetem i 21 vjeçareve pritet te jete shume interesant./SHKODRA-SPORT.COM/