Pas largimit te Goce Sedloskit nga drejtimi i Vllaznise, kuptohet qe ne media kane filluar te lakohen emrat e pare te zevendesuesve te tij. Dhe perpos Thomas Brdariç, nje tjeter emer qe permendet eshte edhe ai i shqiptarit nga Shkupi i Maqedonise se Veriut, Ardian Nuhiu.

Sipas mediave ne vendin fqinj, trajneri ne fjale ende nuk ka konfirmuar asnje interesim nga Vllaznia, por thjesht ehste mjaftuar duke thene se ka disa oferta. Ja si eshte shprehur Nuhiu per “infosport.mk”:

“Siç e kam theksuar edhe më herët, jam në bisedime me Shkëndijën tashmë disa ditë. Të njëjtat vazhdojnë ende, mirëpo më duhet të pranoj se kemi ngecur me një pikë, ashtu që do presim ende të shohim se çfarë do ndodh.

Është e vërtetë që ka interes edhe nga skuadra të tjera, por do të tregoj respekt maksimal për Shkëndijën dhe drejtuesit e saj. Pa i mbyllur negociatat me këtë klub nuk do të futem në bisedime me asnjë skuadër tjetër. Vlerësoj se kjo është rruga më profesionale”.

Kujtojmë, Nuhiu së fundmi ishte pjesë e Dritës së Gjilanit, me të cilën skuadër vitin 2020 ishte shpallur kampion i Kosovës, ndërsa për më tepër nuk harrohen ato paraqitje mbresëlënëse të skuadrës gjilanase në garat europiane, kur lëvdatat në adresë të strategut shkupjan vinin nga çdo anë./SHKODRA-SPORT.COM/