Boksi profesionist rikthehet serish ne Shkoder. Kete te diele, duke filluar nga ora 19.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do te zhvillohet nje tjeter aktivitet i rendesishem i ketij sporti, ku nder te tjera do te ngjiten ne ring edhe dy boksieret shkodrane, Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi.

Hysa siç dihet eshte nje nga boksieret me te mire shqiptare dhe ne ranglisten boterore per momentin eshte i 140-ti teksa mban edhe gjerdanin e arte te Federates UBO. Deri tani ka zhvilluar 8 ndeshje te cilat i ka fituar te gjitha, madje 6 prej tyre me KO.

Perballe tij ne rolin e sfidantit do te jete namibiani Willbeforce Shihepo i cili eshte i pozicionuar ne vendin e 212-te ne bote, me nje total prej 41 ndeshjesh deri tani ne boksin profesionist, nga te cilat ka fituar 25 (18 me KO) si dhe 16 humbje.

Por nje ndeshje shume interesante pritet te jete edhe ajo e shkodranit tjeter Arjon Kajoshi me lituanezin Andrejs Volincuks. Kajoshi deri tani ka zhvilluar 6 ndeshje qe i ka fituar te gjitha, madje 4 prej tyre me KO.

Perpos ketyre dy ndeshje, do te kete edhe dy te tjera po te boksit profesionist qe do ta kthejne kete mbremje ne nje feste te vertete. Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi jane te vendosur per t’i ngjitur edhe me tej shkallet ne ranglisten boterore dhe padyshim qe do te kerkojne fitoret e rradhes.

Por nderkohe ata kerkojne edhe mbeshtetjen e tifozeve shkodrane te cilet ashtu si gjithmone pritet te mbushin shkallet e pallatit te sportit “Qazim Dervishi” per te qene ne krah te dy kampioneve kuqeblu.
Gjergj KOLA