Nese flasim per volejbollin e meshkujve ne Shkoder, kuptohet qe nder periudhat me te arta te tij kane qene vitet ’70-’80 kur Vllaznia jo vetem ishte konkurruese e forte e Dinamos dhe e ekipeve te tjera, por edhe fituese e trofeve te Kupes se Shqiperise.

Ka qene nje brez lojtaresh te shkelqyer te cilet kane lene gjurme me aktivizimin e tyre me fanellen kuqeblu, duke dhene nje kontribut te jashtezakonshem per skuadren shkodrane. Por sot do te ndalemi tek njeri prej tyre, pikerisht tek Adrian Shiroka.

Kjo sepse ai sot ka ditelindjen, feston 70 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksises se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Adrian Shiroka ka lindur ne Shkoder me 31 maj 1953 dhe me volejbollin do te dashurohej qe ne moshe e vogel. Ne vitin 1971 do te kalonte tek ekipi i pare me te cilin do te luante deri ne vitin 1985 duke fituar edhe dy trofe te Kupes se Republikes, pikerisht ato te viteve 1973 dhe 1985.

Ka luajtur ne rolin e pasuesit dhe eshte shquar per mençurine e tij ne loje. Nje njeri shume komunikues dhe i thjeshte. Njekohesisht edhe nje mbeshtetes i madh i elementit te ri duke fituar ne kete menyre respektin e te gjitheve. Respekt qe e gezon edhe sot e kesaj dite jo vetem nga tifozet e zjarrte shkodrane por edhe nga shoket e koleget e tij.
Gjergj KOLA