Egnatia ka nisur nga puna për të gjetur trajnerin e ri. Skuadra rrogozhinase largoi pak ditë më parë Gugash Maganin, ndërsa tani është në kërkim të një tekniku të ri për stolin.

Për momentin emrat për të marrë drejtimin e skuadrës janë të shumta, ndërsa ngelen ende në kuadër të aludimeve.Edi Martini, Shpëtim Duro, Ernest Gjoka, Armando Cungu apo edhe Julian Ahmataj janë disa nga emrat që mund të marrin drejtimin e skuadrës.

Që të gjithë për momentin janë pa skuadër dhe në ditët në vijim mund të kenë takime me presidencën e Egantias.Do të jetë presidenti Demrozi ai që do të vendosë se cili trajner do të ulet në stolin e skuadrës për të vijuar këtë sezon.

Për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës, skuadra do të drejtohet nga Përparim Daiu që për momentin po drejton ekipin edhe në stërvitje./newsport/