Tërbuni i Pukës është nga ekipet simpatike, e madje ka një tifozeri që e do futbollin, e ka pasur edhe një histori të veçantë në krahasim me shumë qytete, sepse në Pukë edhe femrat shkojnë në stadium.

Por, pukjanët e kanë pësuar, madje në drejtimin e FSHF-së nga Armando Duka janë përjashtuar dy herë, duke u bërë edhe “kokë turku”, siç ndodhi vjet në ndeshjen me Egnatian, ku natyrshëm që dhuna është e ndëshkueshme, por ama në Pukë akuzuan se u bë një gjë e tillë vetëm e vetëm për të shpëtuar Dinamon…!

Por, nuk është vetëm këtu, pasi gjyqtari kryesor Mentor Sopjani dhe anësori Fatmir Lamaj u dhunuan në ndeshjen Tërbuni-Kastrioti (1-1, java 19, Kategoria e Parë 01.03.2009). Tërbuni u përjashtua nga Kategoria e Parë…

Pra, pukjanët janë përjashtuar dy herë nën drejtimin e FSHF-së së Armand Dukës që tashmë i uron për rikthimin në Kategorinë e Parë…