Ne Shkoder e kane lene pas fitoren 3-1 ndaj Partizanit per kupe dhe tashme i gjithe fokusi eshte perqendruar tek ndeshja e se henes per kampionat ndaj Teutes qe do te luhet ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.

Skuadra e Vllaznise ka nisur pergatitjet per kete sfide e cila konsiderohet shume e rendesishme per vazhdimesine e saj dhe objektivat qe ajo ka ne kampionat. Por perpara kesaj ndeshje, stafi teknik tashme ka nje dileme jo te vogel.

Behet fjale per formacionin qe do te hedhe ne fushe ne kete ndeshje ndaj durrsakeve. Kjo sepse ne sfiden e kupes ndaj Partizanit luajten si titullare disa futbolliste qe ndoshta nuk kishin patur hapesirat e duhura me pare dhe per kete arsye, pritet te shohim se kush do te luaje ne Durres.

Duke filluar nga dy sulmuesit qe shenuan tre golat ndaj te kuqve, Kaina e Çoba te cilet sigurisht qe duan me shume vemendje dhe mbase besim qe ne sfiden e rradhes. E njejta gje edhe per mesfushoret Boshnjaku e Heriç, apo dhe portierin Qarri.

Nganjehere eshte mire kur trajneri ka nje organike te pasur lojtaresh, por ky eshte edhe nje problem me vete sepse te gjithe duan te luajne dhe nuk eshte aspak e lehte te zgjedhesh 11-shen./SHKODRA-SPORT.COM/