Artur Magani nuk do vazhdojë të jetë pjesë e Egnatias. Sulmuesi nga Elbasani ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale, ndarjen pas 2 vitesh me rrogozhinasit. Kujtojmë se në kampionat Magani pati 28 paraqitje, ndër to 12 si startues, ku arriti të shënojë 3 gola dhe të dhurojë 1 asist.

“Përshëndetje! Ishte kënaqesi të isha pjesë e Egnatias. Në këto dy vite kemi kaluar shumë momente të mira me të gjithë shokët e skuadrës. Falënderoj të gjithë tifozët e mrekullueshem ULTRAS EGNATIA për mbështetjen e vazhdueshme. Nga sot, jam lojtar i lirë. FALEMINDERIT!”, shkruan Magani në Instagram.

Magani ka luajtur më parë në Superiore për Teutën, ndërsa ka provuar dhe kampionatin kosovar me fanelën e Lirisë, Feronikelit dhe Ballkanit veshur.

Mbetet për t’u parë, ku do vazhdojë karriera e tij në vazhdim. Ky largim vjen pas mesfushorit Demir Imeri, ndërsa Egnatia do jetë pjesë e Abissnet Superiore sezonin e ardhshëm./newsport/