U mendua se mund te kishte ndryshime, por jo. Diten e sotme klubi Vllaznia me rastin edhe te prezantimit te Vioresin Sinanit si pjestarin me te mire te stafit teknik, ka konfirmuar edhe pjesen tjeter te tij.

Stafi qe do te funksionoje si ai i para dy viteve kur Thomas Brdariç shihej si kryetrajner dhe tashme kete detyre do ta kryje Mirel Josa. Atehere ne rolin e trajnerit te pare u prezantua Elvis Plori dhe keshtu do te ndodhe kete here me Vioresin Sinanin.

Para dy sezonesh ne staf ka qene edhe Safet Osja dhe te njejten detyre tani do ta kryeje Auron Miloti, nderkohe qe i vetmi i cili nuk ka levizur eshte trajneri i portiereve Ideal Lekiqi. Por nese para dy sezonesh nuk ka patur pergatites atletik, ai tashme ekziston dhe bullgari Mihail Tzokov do te vazhdoje ta kryeje kete detyre edhe ne sezonin e ri.

Trajneri Josa ne fakt ne momentin e prezantimit te tij para gati nje muaji deklaroi se te mbaruar sezoni, do te shikonte per ndryshime te mundshme ne staf dhe madje ne opinionin sportiv filluan te qarkullojne edhe emrat e pare. Por sot gjerat kane marre fund dhe klubi ka konfirmuar te njejtat emra.

Kuptohet qe miratimin e fundit e ka dhene vete Josa i cili ka shprehur gatishmerine e tij per te vazhduar punen me te njejtin staf edhe ne sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/