Deshira per te provuar nje eksperierence te re jashte vendit, tundimet nga drejtuesit e Partizanit, nuk e kane lekundur mesfushorin kukesian Fjoart Jonuzi per t’i thene “po” Vllaznise per te tretin vit me rradhes.

“Shkodra Sport” e kishte paralajmeruar qe ne oret e mbremjes se djeshme per akordin e arritur ne mes tij dhe presidentit Alban Xhaferi, nderkohe qe pak minuta me pare ka ardhur edhe zyrtarizimi nga vete klubi shkodran.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Fjoart Jonuzi për të luajtur edhe për një sezon tjetër me skuadrën tonë. Klubi ka vlerësuar kontributin e dhënë nga lojtari në dy sezonet e fundit dhe si rrjedhojë ka shprehur dëshirën për ta patur sërish në rradhët e tij.

Dëshira jonë ka gjetur edhe gatishmërinë e lojtarit për të vazhduar karrierën e tij i veshur kuqeblu edhe për një sezon të tretë, me qëllimin e qartë, për të arritur të tjera suksese me të”- shkruhet ne postimin e klubit Vllaznia.

Ne kete menyre, me Boshnjakun dhe Jonuzin formohet serish dyshja e qendres se mesfushes e tashme mbetet per t’u pare se ne cilat pozicione te tjera do te plotesohet skuadra perpara ndeshjeve europiane./SHKODRA-SPORT.COM/