Merkato e janarit është pas dere dhe duket se në klubin e Egnatias do të ketë shumë ndryshime. Kështu, ka shkuar në tre numri i lojtarëve të larguar nga organika e rrogozhinasve teksa pas mbylljes së marrëveshjeve me dy sulmuesit Chris Gadi dhe Arsenio Valport, nga Egnatia vjen lamtumira e radhës.

Këtë herë fjala është për portierin Urus Djuric, i cili deri më tani ishte aktivizuar në vetëm katër ndeshje të kampionatit megjithatë duket se nuk ia ka dalë të bindë drejtuesit dhe stafin teknik të rrogozhinasve.

28-vjeçari serb u transferua këtë verë te Egnatia, por tashmë është i lirë të kërkojë për një tjetër aventurë në karrierë. Ndërkohë, në këtë formë, Egnatia ka vendosur t’i japë besimin e plotë gardianit të talentuar Bruno Puja.

Keto largime sigurisht qe do t’i hapin vendin afrimeve te reja qe do te behen me miratimin e trajnerit Ramadani tashme. Fitorja ndaj Teutes dje ka rikthyer moralin ne skuader dhe kuptohet qe ne gjysmen e dyte te sezonit do te tentoje te beje me te miren.