Vllaznia do ketë një përballje shumë të fortë sonte në “Elbasan Arena” kundër Teutës. Një takim që luhet për javën e 11-të të Superligës dhe parashikohet të jetë shumë i luftuar. Përballë do jenë dy ekipet më të mira të sezonit të shkuar.
Kampionët durrsakë dhe nënkampionët shkodranë që ndanë titullin mes tyre vetëm falë golavarazhit më të mirë të Teutës. Kuqeblutë vijnë në një formë shumë të mirë në ndeshjen kundër “djemëve të detit”. Kjo pas fitoreve rradhazi kundër Kastriotit dhe Laçit. Sukese që kanë ngritur shumë moralin tek shkodranët.
Por në këto momente vlen ajo shprehja e famshme “nuk ka dy pa tre”. Kjo për të vijuar me formën e shkëlqyer të këtyre ndeshjeve të fundit. Patjetër kuqeblutë e Brdariç pavarësisht se shkojnë në transfertë kanë si objektiv vetëm fitoren. Kjo edhe për objektivat e larta që ka Vllaznia këtë sezon.
Teuta nuk vjen në momentin e saj më të mirë dhe ky është një fakt që mund të shfrytëzohet nga shkodranët. Vllaznia do kërkojë fitoren e 3-të rradhazi në Superligë. Një sukses i mundshëm që mund të vërë në presion Tiranën e vendit të parë para zhvillimit të ndeshjes së saj për javën e 11-të.