Reali i Madridit ka turpëruar Liverpulin 2-5 në një mbrëmje tëpaharrueshme në Ligën e Kampioneve. Kampionët në fuqi të Europës kanë përmbysur gjithçka nga 2-0 për “The Reds” pas 14 minutash lojë në 2-5 në vetëm 67 minuta lojë!

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” u ka bërë një analizë atyre që ishin momentet kyçe ku Reali i Madridit dhe Karlo Ançeloti arritën të përmbysninLiverpulin dhe Klopin. Mediat angleze, në fakt, kanë fajësuar jopak “Të kuqtë” për paraqitjen, një humbje ndoshta e paralajmëruar nga një sezon gati i dështuar, por gjithsesi jo në të tilla përmasa. Askush më parë nuk kishte guxuar të shënonte 5 gola në”Anfield” në Europë. Por një gjë të tillë e ka bërë Reali i Madridit.

NDRYSHIMI MAGJIK I ANÇELOTIT – Reali e ka nisur takimin0-2 kundër tij në vetëm 14 minuta lojë. Gjërat dukeshin të vendosura keq për të besuarit e Ançelotit. Tekniku italian e nisi takimin menjë 4-2-3-1 me Kamavingën dhe Valverden si një mur para mbrojtjes, teksa Modriç ishte para tyre në organizimin e lojës. Pasi Liverpuli kaloi në epërsi të dy golave, Ançeloti ndryshoi skemën, duke tërhequr Modriçin prapa dhe zhvendosur Valverden në të djathtë. Në këtëmoment Reali kaloi nga i dominuar në dominues.

GOLAT E VINICIUSIT – Pas një fitoreje si ajo 2-5 e Madridit mund të thuhen shumë gjëra. Lëvizjet e Ançelotit kanë qenë të goditura, por jo të vetmet që ndryshuan rrjedhën e takimit. Pakkush mund ta thotë se çfarë mund të kishte ndodhur në “Anfield” nëse Liverpuli do të rezistonte edhe për disa minuta në avantazhin e dyfishtë. Sepse goli i shpejtë i Viniciusit – i mrekullueshëm ndër të tjera – ktheu Realin në shina. Që nga ai moment Reali dha shenja se mbrëmja do të ishte shumë më e këndshme se 14 minutat e zymtatë fillimit. Vinicius shënoi dhe golin e 2-2 pas një gabimi të Alison. Dy gola që ringjallën Realin e Madridit.

KOKA E MILITAOS – “Statuja” i etiketoi, Alen Shirer, mbrojtësit e Liverpulit në momentin e golit të tretë të Realit të shënuar ngaMilitao me kokë fill pas kthimit nga 15 minutat e pushimit. Ai kaplotësisht të drejtë, teksa sheh 9 lojtarë të Liverpulit në zonë dhevetëm 2 të Realit, Modriç e Militao, me brazilianin që me golin mekokë u bëri dëme të pallogaritshme “Të kuqve”. Që nga ky moment nisi festa e bardhë dhe makthi për “Të kuqtë”. Edhe Klop e pranoi vetë.

FUTJA E NAÇOS – Mbrojtësi e nisi si zëvendësues, por u hodhshpejt në fushë pas dëmtimit të David Alabasë. Ky zëvendësimrezultoi vendimtar, sepse ai arriti të neutralizonte një si Salah, rreziku më i madh i Liverpulit, që po argëtohej me Alabanë. Pjesa e dytë – Reali zhvilloi një pjesë të dytë madhështore në”Anfield”, duke asfaltuar Liverpulin dhe praktikisht duke vulosur edhe fatin e këtij çifti. Me Modriçin në komandë, Reali shënoi tregola në këtë pjesë, duke prerë, pse jo, biletën për në çerekfinale.