HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENga Endri Çinari/ Rishikim objektivash, tashmë Vllaznia mendon për kupën

Nga Endri Çinari/ Rishikim objektivash, tashmë Vllaznia mendon për kupën

Humbja e djeshme kundër Laçit tashmë ka lëkundur shumë objektivat e Vllaznisë për titullin kampion. Tashmë Tirana kryesuese është 13 pikë larg dhe me një gjysmë kampionati për tu luajtur duket shumë e vështirë që bardheblutë të arrihen. Tashmë duket se do ketë një rishikim të objektivave për sezonin e kuqebluve.

Patjetër që primare është kualifikimi i ekipit në kupat e Europës. 3 vendet e para në kampionat garantojnë minimalisht një vend në Conference League, fakt që do mbushte edhe arkat e skuadrës. Por gjithashtu një objektiv shumë i arritshëm dhe ku skuadra mund të “shkarkojë” gjithë bateritë është kupa e Shqipërisë.

Takimi i rradhës në kupë do jetë ndeshja e kthimit e çerekfinales kundër Flamurtarit. Ku në takimin e parë shkodranët fituan me shifrat 1-2 në Vlorë dhe kualifikimi duket formalitet. Kualifikimi në gjysmëfinale është pranë ku do i presë njëri nga çifti Egnatia-Laçi. Tashmë vetëm 3 ndeshje teorikisht për të fituar një trofe.

Kompeticion ku Vllaznia është fituese në fuqi, ku edhe këtë edicion pritet që kupa të jetë një objektiv shumë i rëndësishëm. Patjetër që objektivi fillestar i sezonit ishte fitimi i titullit kampion, por duke parë mënyrën se si shkoi sezoni, duket se ka një ndryshim objektivash dhe tashmë edicioni mund të marrë një rrugë tjetër.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments