Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENga java e ardhshme Nejmar mund të jetë më i mirë se...

Nga java e ardhshme Nejmar mund të jetë më i mirë se ‘Fenomeni’

Nëse pyet tifozët braziliane se cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve në përfaqësuesen e tyre, ata do të ndalen kryesisht te dy emra, Pele dhe Luis Nazario Da Lima Ronaldo, ata që i kanë bërë të ëndërrojnë duke tundur rrjetat kundërshtare me fanellën e verdhë mbi supe.

Por që nga java e ardhshme, në mes të këtij binomi mund të futet Nejmar, edhe pse popullariteti i tij vështirë t’i afrohet ndonjëherë dy ish-qendërsulmuesve.

Brazili luan këtë javë dy ndeshje në kualifikueset e Botërorit dhe Nejmar do të zbresë në fushë për të ndihmuar ekipn e tij të kualifikohet, por edhe për të përmirësuar rekorde personale.

Kështu, që në ndeshjen e radhës me Bolivinë ai mund të përmirësojë bilancin e tij me Brazilin, për të cilin ka shënuar 61 gola.

Një gol më shumë, në vendin e dytë në renditjen historike është pikërisht “Fenomeni”, i cili ka shënuar vetëm 1 gol më shumë se sa Nejmar ndaj është mëse i kalueshëm për lojtarin e PSG.

Pak më larg, por gjithsesi në distancë që mund të arrihet, mbetet Pele, i cili ka realizuara 77 gola me fanellën e “Seleçao”. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments