Në Pezë-Helmës luhet sfida mes Dinamos dhe Vllaznisë, dy prej ekipeve pretendente në këtë fillim-sezoni në Grupin A, por që tashmë kur jemi tre javë nga fundi i kampionatit, shkodranët janë të ngjitur edhe matematikisht në elitë dhe tashmë po u japin hapësira disa lojtarëve të rinj.

Ndërsa, Dinamo synon që të formatojë grupin për vitin tjetër kur do të jetë pretendente për t’u rikthyer në elitë. Vllaznia po luan me formacionin e saj me te mire por megjithese ka arritur te krijoje raste, e ka mbyllur ne disavantazh pjesen e pare te ndeshjes.

Një sfidë e “vakët”e dhe në shkallët e stadiumit, ku ndryshe nga takimet e tjera të këtij sezoni, në takimin e sotëm ultrasit janë të paktë. Në të 38’ është Kolgegaj që zbret bukur, gjuan duke lëshuar një “predhë” dhe kalon blutë në avantazh. Dinamo-Vllaznia 1-0.

Edhe para golit, por edhe pas tij, Vllaznia ka patur rastet e saj me ane te Likes, Junior e Krujes, por nuk ia kane dale ta dergojne topin dot ne rrjete. Mbetet te presim se çfare do te prodhoje pjesa e dyte per te dy skuadrat.
© shkodrasport.com