Harallamb Qaqi është lojtari i ri i Teutës. Ashtu sikurse njoftonte Newsport.al ditën e djeshme, sot ka ardhur firma mbi kontratë e qendërmbrojtësit të njohur.

Pjesën e parë të sezonit ai ishte pjesë e Drenicës në Kosovë, por tashmë ka zgjedhur të japë kontributin e tij te kampionët e Shqipërisë. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, klubi i Teutës bënte me dije:

“Qendërmbrojtësi, Harallamb Qaqi, zyrtarisht është lojtari më i ri i KF Teuta.

Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 17 shtator 1993, Harallamb Qaqi, në skuadrën e Teutes vjen pas eksperiences me disa ekipe si Carpi, Laçi, Skenderbeu, Kukësi, e Drencia së fundmi në Kosovë Qaqi, i gjatë 1.96 cm dhe pozicjoni ideale në fushë e ka atë të qendërmbrojtësi.

Afrimi i Qaqit në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Edi Martini, kësisoj duke e kompletuar mbrojten e skuadrës blu”.