Kombëtarja e femrave do të luajë në datën 4 shtator ndeshjen ndaj Skocisë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, ku në grup me kuqezinjtë janë edhe Zvicra, Bjellorusia, Polonia e Skocia.

Trajneri i Kombëtares, Armir Grima ka bërë publike listën me futbollistet e grumbulluara për këtë takim që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Bie në sy një dominim i Vllaznisë që në listën me 19 futbolliste, nga ekipi shkodran janë 9, ose sa gjysma e lojtareve. /vipsport/