Vllaznia do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e rradhës për kampionat, atë ndaj Tiranës, ndeshje e cila do të luhet në ora 19.45 në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.
Interesi për këtë ndeshje nga ana e tifozërisë shkodrane, gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme, ka qenë maksimal, pranë sporteleve të stadiumit.
Nga sa mësohet nga burimet tona, tifozët shkodranë do të jenë të shumtë në këtë transfertë, teksa deri në orët e para të mbrëmjes së sotme, bëhët fjalë për rreth 400 bileta të shitura në tribunën mike që është lënë në dispozicion të tifozëve shkodranët nga klubi Tirana.
Numri i tyre deri ne oren 20.00 kur eshte mbyllur sporteli, me siguri qe do te jete shtuar serish sepse nga ana e tifozerise kuqeblu ka patur interes.
Nderkohe, “Shkodra Sport” meson se edhe ne sportelet e Tiranes ka patur nje numer te konsiderueshem biletash te blera nga tifozet e Vllaznise, e kjo do te thote se numri i tyre te pranishem neser ne darke ne “Air Albania” do te jete i konsiderueshem.
Vllaznia i ka të gjitha mundësitë të bëjë mirë në këtë ndeshje, teksa vjen pas një mini-fazë përgatitore në Ulqin dhe një fitore ndaj bardhebluve do shkurtonte kuotën e pikëve me Tiranën e vendit të parë.
Maringlen Zhivani