Tirana do të përballet me Vllazninë të shtunën në orën 19.45 në Air Albania, në kuadër të elitës së futbollit shqiptar. Në prag të këtij takimi për mediet ka folur lojtari i bardhebluve, Ennur Totre.

Totre ka besim se kryeqytetasit pavarësisht vështirësive, do ia dalin në këtë 90 minutësh. Mesfushori shprehet se skuadra duhet të marrë ndeshjet një nga një, si e vetmja mënyrë për të ecur para. Diçka u tha edhe për të ardhmen.

“Me rëndësi është që ne aty ku mbaruam gjysmën, të vazhdojmë me fitore. Luajmë me një kundërshtar si Vllaznia i cili në vitet e fundit luan futboll shumë të bukur, por mendoj se Tirana ka potencial dhe e kemi dëshmuar gjatë këtyre ndeshjeve.

Mendoj se do fitojmë. Rëndësi ka që ekipi të vazhdojë kështu. Si Totre kam qenë gjithmonë kështu, ndoshta performanca këtu është pak më e mirë, por kjo varet edhe nga ekipi e nga stafi. Rëndësi ka që ne të marrim ndeshjet një nga një, të marrim pikët. Ne kemi fituar një ndeshje me Partizanin, i dimë vlerat e derbit, por rëndësi ka që edhe me ekipet e vogla të marrim pikët dhe të marrim maksimumin.

“E ardhmja? Nëse dalim kampion, secili lojtar ka mendimin të luajë në kampionat më të fortë. Nëse e mbarojmë si kampion, pse jo. Të shohim” – tha ai.Tirana renditet e para me 33 pikë./newsport/