Sezoni sportiv po shkon drejt fundit dhe thuajse gjithë aktivitetet do marrin pushimet me përfundimin e kësaj jave. Përjashtim nuk bën as basketbolli në Kosovë, ku Peja fituese e Ligës Unike u eleminua në gjysmëfinalen përballë Trepçës. Me pejanët aktivizohet edhe basketbollisti shkodran, Daniel Lekndreaj.

Ish-i kuqeblu duket se tashmë ka mbyllur edhe aventurën e tij në Kosovë. Kjo bëhet e ditur bga vetë 25-vjeçari që në rrjetet sociale falenderon të gjithë për sezonin, ku thekson se nuk e mbylli në mënyrën e duhur për shkak të një dëmtimi.

Lekndreaj u transferua tek “Shqiponjat” në fillimin e këtij edicioni. Ku arriti të zhvillonte performanca të një niveli të lartë.

Fitues i Ligës Unike me pejanët, tashmë ish-basketbollisti edhe i Partizanit mund të përgatisë një rikthim në Shkodër. Megjithatë këto janë ende vetëm zëra sepse pushimet sapo kanë filluar për Danielin, ndërsa Vllaznia në basketboll po diskuton finalen e kampionatit përballë Teutës ku për momentin shifrat e finaleve janë 1-1.

Tashmë një “tifoz” më shumë do i shtohet kuqebluve të koshit. Pse jo edhe me shpresën që Leknderaj të jetë pjesë e Vllaznisë sezonin që vjen. Afrim që do shtonte shumë cilësinë e kuqebluve të basketbollit.

Endri ÇINARI