Zakonisht kur vija ne Shkoder gjate muajve te veres , takimi me treshen e shokeve te pandare njeri me tjetrin Dani- Rragami – Rrakiqi , ishte i pashangeshem , bile jo me shume se dy dite nga momenti i arritjes ne qytetin tim te lindjes.

Njohja me kete treshe protogoniste e futbollit shkodrane ishte me e hereshme se kur ato kishin veshur fanelen e Vllaznise, pra ne vitet e para te shkolles se mesme.

Dhe me pas nga kjo njohje ne bankat e shkolles une pata mundesine qe te jem i pandare ne shoqerine e tyre pàsi ishin personazhe te pandare ne komentet,intervistat dhe per gjitheshka qe lidhej me Vllaznine, dhe pa dyshim Ramazan Rragami ishte pothuajse per tri dekada ne faqet e shtypit sportiv pàsi kariera e shkleqyer e tij si futbolliste ,vazhdoi edhe po’ me ate shkelqim edhe si tranier i Vllaznise dhe i Kombetares Shpresa.

ZANI ishte nje figure sportive qe te imponente rrespekte me elegancen truperore ,me elegancen ne vrapim me top e pa top ne qilimin e blerte te stadiumeve te Shqiperise dhe te Europea ,me goditjen e tij prefekte te topit ne goditjet standarte dhe i hyre ne historine e futbollit europian me shtate penalltite e realizuara ne finalen e Kupes se Shqiperise Vllaznia -Besa ne ish stadiumin Vojo Kushi.

Nje nga dhjetra shkrime qe kam botuar ne gazeten Sporti Popullor dhe me vone Sporti Shqiptar per Mjeshtrin e Madh Ramazan Rragami eshte intervista qe kam realizuar me te pas ketij suksesi qe kaloi kufijt e futbollit shqiptar.

Nje kapiten qe ngjallte besim tek skuadra , nje tranier qe inkurajonte talentet e futbollit ne Shkoder ,nje personalitet edhe jashte fushes se futbollit ne rolin e drejtuesit dhe te antarit te Komitetit ekzekutiv te FSHF.

Prania e Zanit dhe e shokeve me te cilët ai luajti tek Vllaznia afroi sportdashesit shkodrane ne tribunat e stadiumit deri ne krizen per te sigurue nje biliete edhe pse ishte ne fundoret e tribunave.

Vllaznine e kane ndjekur shkodranet

deri ne skajin jugor te Shqiperise pàsi ajo treshe epike Rragami – Bizi-Zhega ishte e vecante per nga arsenali tekniko-taktik qe dhuronte ne fushe e lojes.

Me kujtohet .nje nga legjendat e futbollit shkodran e atij shqiptar Pal Mirashi i cili ne tribunen e stadiumit Kombetar ne Tirane , kur topin e udhehiqte Zani deri ne gjysme fushen e kundershtarit pa u shqetesuar , me shikimin Jo tek topi por te shoket e tij, Pali ngrihej ne kembe dhe i bente nje temina duke vue doren tek zemra ne shenj respekti.

Tranieret e mirenjohur Xh. Shaqiri e Xh.Juka e kishin piketuar Zanin pa mbyllur karieren sportive ne rolin e tranierit te Vllaznise,gje qe ai e justifikoi me titullin kampion tek Vllaznia dhe sukseset me Shpresen e Shqiperise ne Kampionatin Europian duke hyre ne 1/8 e finaleve apo Kampion i Ballkanit se bashku me Sh.Rrelin.

Kafia qe kam pi here pas here me Zanin, aty te vendi i tij i perferuar “Zigzagu” do te mbetet si nje kujtim i pa harruar ku pervec bisadave per futbollin , si kryefamiljar nuk kursente mirenjohjen per bashkshorten e tij Behijen ,per vajzat e djalin Petritin me te cilët kaloi vitet e fundit ne Amerike.

Panteoni i futbollit shkodran dhe atij shqiptar qe sot e mbrapa ka nje emer me mangut por emri i Ramazan Rragamit do te mbetet i skalitur ne historine e futbollit shqiptar si nje legjende, si nje personalitet e mbi te gjitha nje vlere qytetarie model.

Familjes Rragami ngushllime te sinqerta. U prehsh ne paqe shoku im Ramazan Rragami.

NAMIK MEHMETI

FIRENZE