Pas transmetimit te derbit italian ne mes te Milanit dhe Interit, zhvilluar ne stadiumin “Meaca” ne Milano ne prani te 80 000 spektatoreve qe dha rezultatin 2-0 per Interin, ishte “Kanali 8” qe transmetoi kishte organizuar nje tryeze diskutimesh per derbin ne ambientet e gjelberta te fushes.

Moderatorja kishte te ftuar legjenda e futbollit europian e boteror qe kane luajtur ne formacionet e ketyre dy kolloseve te Seria A.

Nder gjashte futbollistet e ftuar, ishin ish-portieri i Interit braziliani Julio Cesar, sulmuesi argjentinas golashenuesi Diego Milito, holandezi i Ishujve Surinami mesfushori Clarence Seedorf, sulmuesi kamerunas Samuel Eto’, mbrojtesin legjendar te Milanit dhe kombetares italiane Alessandro Nesta si dhe nje tjeter ish-milanist, sulmuesi ukrainas Andrea Shevcenko.

Vleresime per ndeshjen nepermjet nje bashkebisedimi teper joshes e miqesor, pa harruar nepermjet kujtimeve te tyre derbit Milan-Inter ku ato kane qene protagonista te paharruar nga dy tifozerite milanese, ku secili prej tyre eshte nje kapitull me vehte.

Nuk ishte prezent asnje gazetar apo komentator, çka me beri shume pershtypje sesi ato nuk ishin te “preferuar” ne nje tryeze te tille ku do behej hapi i pare per te percaktuar njerin finalist qe do te perballet me Real Madrid ose Manchester Cityn ne finale.

Pra ish-legjendat e dy superfuqive te Seria A mbajten me shume se nje ore italianet te mbërthyer ne ekranin e kanalit 8.

A mund te orgonizohet nje tryeze e tille ne “Air Albania” pra me ish legjenda te futbollit shqiptar? Padiskutim qe po, ish- legjendat nuk mungojne duke ftuar nga Europa si Rudi Vata, Tare, Strakosha, Bogdani, ne Shqiperi Hafizi, Bajko etj etj.

Le te organizohet nje risi e tille ne nje nga ndeshjet e kombetares shqiptare per kualiifikueset e Kampionatit Europian.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 11.05.2023