...
HomeKRYESORENga një ikonë angleze e Real Madrid te tjetra, Bekham i uron...

Nga një ikonë angleze e Real Madrid te tjetra, Bekham i uron titullin kampion Bellingamit

Real Madrid është shpallur tashmë matematikisht kampion i La Ligas për sezonin 2023/2024 dhe mesfushori anglez Xhud Bellingam ka qenë një nga pikat kyçe të Karlo Ançelotit për këtë edicion.

Bellingam ishte një nga autorët e golave në fitoren e madrilenëve kundër Kadizit 3-0, triumph që edhe i shpalli kampion të Spanjës. Me atë gol, mesfushori shkoi në 22 gola në total në këtë sezon për sa i përket kampionatit spanjoll.

Një arritje tepër unike për të, duke llogaritur që ky ishte kampionati i parë që fitonte në karrierë. Shumë legjenda të futbollit e kanë uruar, dhe ndër ta ka qenë edhe ish-kapiteni i kombëtares angleze, gjithashtu edhe ish-mesfushori i Real Madrid, David Bekham. Ai ka komentuar në rrjetin social “Instagram”, me fjalët: Punë e mirë shoku, kampionë!

Megjithatë sezoni i Bellingam dhe Real Madridit nuk ka mbaruar akoma. Ju rikujtojmë që “los blancos” kanë një duel tepër të rëndësishëm të mërkurën kundër Bajernit, e vlefshme për raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.