Java që u mbyll në kampionatet e futbollit në mbarë Europën ka qenë pozitive për shumë futbollistë shkodranë. Duke nisur nga lojtarët e kombëtares shqiptare si Hysaj.

Ku mbrojtësi i djathtë ishte titullar në fitoren 1-2 të Lazios në transfertë kundër Napolit. Madje duke qenë një nga më të dalluarit e ekipit të Sarrit.

Po ashtu edhe Mario Mitaj ka marrë një fitore me shifrat 3-2 me Lokomotivën e Moskës ndaj Baltikas. Pavarësisht se 20-vjeçari luajti vetëm 20 minuta për kryeqytetasit moskovitë. Fundjavë pozitive ka pasur në Azerbajxhan edhe Belajdi Pusi. Sulmuesi shkodran ka gjetur golin e rradhës me Turan. Duke qenë i dyti në këtë sezon për 25-vjeçarin.

Për tu kthyer tek shkodranët në vendin tonë, Sherri dhe Fangaj ishin titullarë në fitoren e Egnatias në shifrat 0-4 kundër Kukësit. Ku me performancën e tyre mbajtën të paprekur portën rrogozhinasr.

Titullar në fitoren e Partizanit ndaj Laçit në shifrat 1-0 ishte edhe Preka. E ndërsa 1 ndeshje shumë pozitive zhvilloi edhe Arsid Kruja në barazimin 2-2 që Teuta arriti me Tiranën.

Ardit Nikaj gjithashtu ka vijuar me paraqitjet pozitive me Skënderbeun. Ku vetëm shtylla e ndali sulmuesin shkodran nga goli në fitoren 1-0 të korçarëve ndaj Dinamo City. Shkodranët protagonistë ishin edhe me Vorën. Ku dopieta e Rraboshtës dhe goli i Qardakut i dhanë fitoren Vorës me rezultatin 4-2 ndaj Besës në javën e parë të Kategorisë së Parë.
Endri ÇINARI