Shpallja e më të mirëve të SK Vllaznia për vitin 2016 sigurisht që ishte një ceremoni shumë domethënëse sepse vlerësohen më të mirët e vitit. Por, për ata që nuk e kanë ndjekur nga afër ecurinë e sportit shkodran gjatë vitit, pyesin me të drejtë se cilat kanë qenë arritjet dhe rezultatet e këtyre sportistëve, arritje prej të cilave edhe kanë fituar të drejtën për t’u shpallur fitues. Po cilat janë sukseset e këtyre sportistëve:
1. IZMIR SMAJLAJ         (ATLETIKE)
“Mbretëresha e sporteve” ka patur brenda një kampion të madh gjatë këtij viti.  Ka thyer sërish rekordin e garës së kërcimit së gjati tashmë me distancën 8.03 metra dhe po ashtu vendos një rekord të ri kombëtar edhe në trehapësh me 16.30 metra. Jo vetëm kaq. Ky sportist do të merrte medalje ari në turneun ndërkombëtar të Armenisë ndërsa në kampionatin Europian që u zhvillua gjatë muajit korrik në Hollandë, u bë atleti I parë shqipar që siguron të drejtën për të marrë pjesë në finalet e një disipline sportive dhe më pas renditet I nënti në kontinent. Të gjitha këto rezultate sigurisht që I dhanë atij të drejtën të përfaqësonte Shkodrën dhe Klubin Vllaznia në evenimentin më të rëndësishëm të sportit botëror, në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros. Ky sportist ka patur shumë oferta nga ekipe të tjera të Shqipërisë por I ka refuzuar ato duke zgjedhur vetëm Vllazninë. Numri  1 I anketës së këtij viti është…… Izmir Smajlaj


2. QAMIL BAJRAMI    (MUNDJE)
Pavarësisht se është stërvitur në një palestër aspak të përshtatshme, ky mundës fitues I kësaj ankete, është dalluar për paraqitjet e tij shumë të mira në garat ku ka marrë pjesë. Ka arritur të shpallet kampion I Shqipërisë, titull ky që është I dyti për të dhe po ashtu, ka marrë medalje ari edhe në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” të zhvilluar në Kosovë. Nga sporrti I mundjes fitues I anketës është kampioni… QAMIL BAJRAMI.
3. JULI MARKU        (XHUDO)
Sporti I xhudos vazhdon të dhurojë kampionë të mëdhenj. Një I tillë është edhe fituesi I kësaj ankete. Ndonëse vetëm 24 vjeç, ka siguruar titullin e pestë kampion si individ. Gjatë vitit 2016 ka zënë vend të parë njëkohësisht edhe në garat e kupës së Shqipërisë ndërkohë që është paraqitur shumë mirë edhe në shumë turne ndërkombëtar ku ka arritur të fitojë disa medalje për klubin Vllaznia. Ai është…. JULI MARKU
4. NELSON HYSA (BOKS)
Vllaznia në boks këtë vit nuk arriti dot të bënte të sajin titullin e 21-të kampion të Shqipërisë për arsye kryesisht subjektive, por kjo nuk I ka penguar disa nga sportistët e saj që të jenë të suksesshëm në aspektin personal. Fituesi I kësaj ankete, është shpallur kampion edhe për vitin 2016, titull ky që ishte I 13-ti për të me të rriturit. Ai është….NELSON HYSA.
5. ONEDA REÇI        (GJIMNASTIKE)
Sporti I gjimnastikës ka edhe ai fituesin në këtë anketë. Progatonistja e këtij suksesi është kampione e padiskutueshme e Shqipërisë edhe për këtë vit ndërkohë që sportistja në fjalë është edhe fituese e medaljes së argjendtë në një turne ndërkombëtar që u zhvillua në Slloveni gjatë muajit nëntor. Gjimnastja fituese e kësaj ankete është…..ONEDA REÇI
6. MEGI DOÇI        (FUTBOLL FEMRA)
Vllaznia në futboll për femra është shpallur kampione edhe për vitin 2016, titull ky që ishte I treti rradhazi për të. Po ashtu, ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë dhe këto trofe pritet të pasohen edhe në vitin që vjen sepse përbërja e këtij ekipi është shumë cilësore. Një nga lojtarët më të spikatura të tij padyshim që është fituesja e kësaj ankete. Vetëm gjatë këtij viti, ka shënuar plot 60 gola dhe është një nga futbollistet që do të hyjë në historinë e këtij sporti. Është anëtare e ekipit kombëtar shqiptar. Fitueja e kësaj ankete është…..MEGI DOÇI.
7. HERION FASLIJA      (BASKETBOLL)
Gjatë vitit 2016 ekipi I basketbollit të meshkujve të Vllaznisë vazhdoi t’u dhurojë të gjithë sportdashësve shkodranë shumë emocione. Shoqëruar këto edhe me titullin e tretë kampion rradhazi. Dhe një nga protagonistët kryesorë të këtij suksesi, padyshim që ishte fituesi I anketës së këtij viti….. HERION FASLIJA
8. BRUNO KOLA        (ÇIKLIZEM)
Çiklizmi shkodran ka nisur rrugën e tij drejt rikthimit sërish në nivele të larta siç ka qenë në vitet ’80. Protagonistë janë një grup djemsh të rinj të cilët duan të ndjekin rrugën e Tafilëve, Sykjes e të tjerë kampionëve. Fituesi I kësaj ankete është kampion me kategorinë e të rinjve dhe po ashtu, pjesmarrës me shumë sukses në disa aktivitete ndërkombëtare të zhvilluara në Kosovë dhe Maqedoni por spikat vendi I katërt në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Turqi. Fituesi nga sporti I çiklizmit është…..BRUNO KOLA
9. ANTON QAFARENA    (VOLEJBOLL)
Përveç çiklizmit edhe volejbolli duket në rrugë të mbarë për rikthimin në nivele të larta. Paraqitjet e mira në kampionat janë një tregues që ky ekip do të jetë një nga pretendentët për titullin kampion këtë sezon. Po ashtu, për t’u evidentuar është edhe fitimi I “Kupës së Flamurit” zhvilluar në Maqedoni me pjesmarrjen e ekipeve kampione të Maqedonisë dhe Kosovës dhe ku Vllaznia zuri vendin e parë. Nga sporti I volejbollit fitues I anketës është edhe anëtari I kombëtares shqiptare…. ANTON QAFARENA.
10. KLAVIA PETËZA
Vllaznia në volejboll për femra po bën një paraqitje të mirë në kampionatin kombëtar të sivjetëm duke treguar rritje në rezultatet e tij dhe në sezonin aktual do synohet arritja e rezultatit më të mirë në të gjitha këto vite: futjen në katër ekipet më të mira të vendit. Natyrisht që një nga protagonistet kryesore të këtij ekipi është fituesja e kësaj ankete… KLAVIA PETËZA

Sportistja e re më e talentuar e vitit 2016:

I takon sportit të basketbollit. Ekipi I të rejave pjesë e së cilës ajo është, ka fituar titullin kampion në vitin 2016. Ajo vetë është kapitenia e këtij ekipi dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë sukses. Sportistja e re më e talentuar e vitit 2016, është… BERNADA RRESHPJA

TRAJNERI MË I MIRË I VITIT 2016
Tituj kampion dhe Kupat e Republikës janë kthyer në një rutinë për ekipin që drejton. Sukseset në garat kombëtare janë një gjë e zakonshme për të por për t’u veçuar janë pjesmarrjet në turnetë e shumta ndërkombëtare që ka zhvilluar ku nuk kanë munguar medaljet e shumta të fituar nga sportistët e Vllaznisë.Përpjekjet e tij për ta ngritur këtë sport sa më shumë në cilësi janë maksimale dhe jo më kot, gjatë këtij viti, Federata Botërore I ka akorduar një Mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë në këtë sport. Trajneri më I mirë I Sportklub Vllaznia për vitin 2016, është trajneri I xhudos së Vllaznisë…. ANTON SHKOZA.

MIRËNJOHJE
Nëse ka ekip që po thyen çdo rekord në Shqipëri, është ai I futbollit të femrave të Vllaznisë. Prej tre vitesh është kampion I padiskutueshëm I vendit dhe pothuajse ka siguruar edhe të kartëtin sepse është shumë pranë tij. Ka mbyllur fazën e parë I shkëputur pesë pikë nga vendi I dytë, me 9 fitore në 9 ndeshje të luajtura dhe me një golaverazh për librin e rekordeve “Gines” me 92 gola të shënuar dheasnjë gol të pësuar. Jo vetëm kaq. Ky ekip përveç po fiton çdo trofe në futbollin e femrave prej shtatë vitesh, ka edhe një tjetër rekord të pathyer. Vllaznia nuk ka pësuar asnjë humbje në shtatë vjet rresht. Njeriu që ka meritën e jashtëzakonshme për të gjithë këto suksese, është presidenti I këtij ekipi… LAZER MATIJA.

© shkodrasport.com