Universitatea Craiova do të jetë kundërshtari i Vllaznisë në turin e dytë eliminator të UEFA Conference League. Kjo skuader u eliminua një vit më parë Laçi ne te njejtin kompeticion pas rezultatit 0-0 ne Rumani dhe humbjes 0-1 ne Laç.
Kurbinasit u përballën me Universitatea Craiovën sezonin e kaluar, sërish në turin e dytë të Conference League, duke fituar 1-0 në Shqipëria dhe mbajtur një barazim pa gola atje, teksa të njëjtin sukses do të provojë ta përsëritë edhe klubi kuqeblu.
Por kush është Universitatea Craiova?
Klubi përfaqëson qytetin rumun të Craiovës dhe është themeluar më 1948-ën, teksa ka qenë pjesë e rëndësishme e futbollit atje, por më 2011-ën u përjashtua nga Federata Rumune, për një çështje të pazgjidhur me trajnerin e asaj kohe dhe të gjithë futbollistët u larguan si të lirë.
Megjithatë në 2013-ën skuadra u rithemelua dhe kaloi në një mori betejash gjyqësore për të ruajtur brendin dhe arritjen sportive ndër vite. Deri në 1991-shin, klubi i Universitatea Craiovës kishte fituar 4 tituj kampionë dhe 6 Kupa Rumanie, ndërsa pas 2013-ës, ka triumfuar dy herë vetëm në Kupë e një herë në Superkupë.
Vlera e skuadrës në “transfermarket” është 19.6 milionë euro, teksa më të vlerësuarit janë sulmuesit Andrei Ivan, Elvir Koljic e Jovan Markoviç, mbrojtësi dhe kapiteni Nocusor Bancu, si dhe portieri Mirko Pigliacelli.
Universitatea Craiova drejtohet nga trajneri Laszlo Balint, teksa vlen të theksohet se pjesa dërrmuese e futbollistëve janë rumunë, por kanë në përbërje edhe një italian, një boshnjak, një brazilian, një kroat dhe një mbrojtës nga Guinea.
Klubi rumun i luan ndeshjet në stadiumin e qytetit që mban emrin “Ion Oblemenco”, ka hapur dyert në 2017-ën dhe ka një kapacitet prej rreth 31 mijë vendesh, ndonëse skuadra e Universitateas ia del ta mbushë shumë rrallë.
Ndeshja e parë mes Vllaznisë dhe Universitatea Craiovës do të luhet më 21 korrik në “Loro Boriԭi”, ndërsa takimi i kthimit, në transfertë, një javë më vonë. Shkodranët do të kenë mundësinë të hedhin një hap që në sfidën e parë, për të shkuar më pas më të qetë drejt Craiovës.